Gruevski ofron dorëheqjen nga VMRO-DPMNE-ja NULL NULL 11.12.2017 09:41 11.12.2017 09:41 Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka ofruar pranë organeve të partisë dorëheqjen nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, pak kohë nga humbja që partia pati në dy palë zgjedhje, qendrore e lokale, njofton Klan Kosova. Siç notojnë mediat në Maqedoni Komiteti Qendror i VMRO DPMNE-së, ka vendosur që në fund të këtij muaj, me 23 dhjetor, të mbajë kongresin e jashtëzakonshëm për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë. Ndër emrat më të përfolur për të zënë vendin e Gruevskit përfliten, Hristijan Mickovski, pastaj koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-së Ilija Dimovski, ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov dhe ish shefi i diplomacisë Nikolla Popovski. Kandidaturën e tij për kreun e VMRO DPMNE-së e paralajmëroi edhe Filip Petrovski ish deputet i kësaj partie. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Rusia mbyll mbikëqyrjen e OKB-së për ndjekjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut 12 minuta më parë