Gruevski me thirrje për mobilizim kundër Ligjit për Gjuhën Shqipe NULL NULL 26.02.2017 19:42 26.02.2017 19:42 Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij të Facebookut ka vazhduar me thirrjet për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë dhe kundër ligjit për gjuhën shqipe dhe Deklaratën e përbashkët për partive shqiptare. Gruevski shkruan se dygjuhësia në Maqedoni është vetëm qëllimi dytësor, pasi sipas tij, pas dygjuhësisë do të nisin përgatitjet për kantonizimin e Maqedonisë hap pas hapi. Madje kreu i VMRO-së thotë se shteti ishte duke funksionuar normalisht derisa nuk u sulmua nga qendra të fuqishme nga jashtë. Gruevski thotë se LSDM-ja do të tentojë ta sulmojë bastionin e fundit në shtet VMRO-DPMNE-në dhe udhëheqjen e saj. Parimi fituesi me fituesin me hapin e BDI-së është shkatërruar përgjithmonë, shkruan Alsat M. Qeveria e re sipas Gruevskit është bërë nën presionin e ashpër të jashtëm ndaj BDI-së, ku më aktivi është një ambasador i huaj pa e përmendur emrin e tij. Nëse votohet qeveria, Gruevski thotë se do jetë qeveri e një ambasadori. “Nëse partitë shqiptare e sjellin në pushtet LSDM-në ne jemi të gatshëm ta mbështesim si qeveri e pakicës me deputetët tonë nëse LSDM-ja heq dorë nga gjuha shqipe dhe platforma e Tiranës” shkruan Gruevski . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Italia rrit nivelin e alarmit të sigurisë për fundjavën e Pashkëve pas sulmeve në Moskë 10 minuta më parë