Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gruevski: E vetmja dalje nga kriza politike janë zgjedhjet e shpejta

NULL NULL
26.03.2017 18:50

“Qeveria e cila do të zbatojë Platformën e Tiranës e përpiluar dhe e formuar në shtet tjetër, nuk mund të jete reformuese, por se është kundër shtetit, kurse sjellja e LSDM-së është sikur të mos ketë popull dhe sikur ata aspak të mos jenë të rëndësishëm”, thotë në profilin e tij në Facebook, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Fakti që edhe përkundër asaj që VMRO-DPMNE-ja i ofron përkrahje Zaevit me  51 deputetët e saj vetëm që LSDM-ja të heqë dorë nga platforma dhe  fakti që ai me këmbëngulje  nuk e bën këtë, tregon se skenari  është shumë serioz”, shkruan Gruevski.

Sipas tij, nëse shkohet sipas logjikës së LSDM-së, atëherë humb thelbi i mbajtjes së zgjedhjeve.

Gruevski potencon se për VMRO-DPMNE-në e vetmja dalje logjike dhe reale për dalje nga kriza politike janë zgjedhjet e shpejta të reja të cilat do të jenë referendum i qytetarëve për ardhmërinë e shtetit dhe shton se ata nuk do të jenë shpenzim dhe humbje e kohës, sepse do të mbahen bashkërisht me zgjedhjet lokale.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.