Grubi konfirmon propozimin për emrin e ri të Maqedonisë NULL NULL 19.05.2018 20:40 19.05.2018 20:40 Deputet i BDI-së në Parlamentin e Maqedonisë, Artan Grubi, e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes mes kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev dhe atij grek, Alexis Tsipiras, për propozimin e ndryshimit të emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën Ilinditase të Maqedonisë, njofton Klan Kosova. “Po, mund ta konfirmoj që ky është propozimi i dakorduar midis dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zaev dhe Tspiras më 17 maj”, ka thënë Grubi për Klan Kosovën. “ Me ç’rast ky propozim-draft i dakorduar midis dy qeverive sot u prezantua edhe para presidentit të shtetit, kryetarit të Kuvendit, partive politike dhe shefit të opozitës në një takim liderësh i cili zgjati afërsisht dy orë, ku debatuam për këtë propozim i cili nuk nënkupton vetëm emrin por ka edhe elemente të tjera, shtatë gjithsej, si pjesë e marrëveshjes që definojnë edhe gjuhën, kombësinë, përdorimin ndërkombëtar, përdorimin tregtar, shkurtesën në Kombet e Bashkuara dhe gjitha elementet tjera që e përbëjnë letërnjoftimin e një shteti në Organziatën e Kombeve të Bashkuara”. Ai njoftoi se në shqip do të quhet Republika Ilinditase e Maqedonisë, dhe se kjo është fjalë e re që do të futet në fjalorin shqip. Megjithatë, Grubi tha se ky është vetëm një propozim i dakorduar midis dy palëve që duhet të kalojë nëpër konsultime të mëdha në Maqedoni, por edhe në Greqi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.