emigranti
14:30, 3 Janar 2017

Një grua e re është zënë duke provuar që ta kontrabandojë një adoleshent afrikan, duke e fshehur në valixhen e saj – në territorin francez, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet e kanë ndalur 22 vjeçaren javën që shkoi në kufi derisa po kalonte nga Ceuta, një nga dy enklavat spanjolle në Afrikën e Veriut, nga Maroko.

Migranti 19 vjeçar nga Gaboni është gjetur i fshehur në valixhe. Atij menjëherë i është ofruar kujdesi mjekësor për shkak të përballjes me mungesë të oksigjenit, ka thënë Garda Civile e Spanjës në një njoftim.

Gruaja është bërë e dyshimtë në kontrollin kufitar pas është vërejtur se po barte valixhen në krye të një karroce.

Zyrtarët spanjollë kanë thënë se ajo po mbante një qëndrim pak të paqartë dhe se është dukur e nervozuar derisa ka folur me agjentët.

Interesante