Gruaja e Jamie Dornan nuk e ka parë “Fifty Shades of Grey” (VIDEO) NULL NULL 25.09.2016 16:00 25.09.2016 16:00 Fifty Shades of Grey ishte një hit në mbarë botën, duke fituar më shumë se gjysmë miliardi dollarë në arkë. Por, sipas ET Online, ka të paktën një person i cili ende nuk e ka parë filmin: Gruaja e Jamie Dornan, Amelia Warner, transmeton Klan Kosova. Dornan, i cili luan Christian Grey në film, pranoi në një intervistë të fundit në The Jonathan Ross Shoë, se gruaja e tij ende nuk a e ka parë filmin. “Ajo nuk e ka shikuar atë”, tha ai. “Pse duhet që ta shikoj?”. Kujtojmë që vazhdimi i filmit “Fifty Shades of Grey”, tashmë vjen si “Fifty Shades Darkes” në ditën e Shën Valentinit të vitit 2017. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.