“Ishte vendim i duhur. E kam kuptuar që kjo është shtëpia ime – vendi për të filluar dhe përfunduar karrierën”

19:35, 20 Korrik 2017

La Clippers ka nënshkruar kontratë të re me Blake Griffin, që peshon plot 173 milionë dollarë në kohështrirje pesëvjeçare.

“Dua të them se jam shumë i ngazëllyer. Kjo ka qenë shtëpia ime qëkur u bëra pjesë e kësaj gare”, tha Griffin para mediave.

Griffin ka një mesatare prej 21.6 pikësh, 4.9 asistesh dhe 8.1 topash të vjedhur për ndeshje, ndërsa ka qenë pjesë e All-Star pesë herë gjatë karrierës.

Në prill të këtij viti ai arriti të shënonte pikën e dhjetëmijtë në karrierë, duke u bërë i pari lojtar që ka shënuar kaq shumë pikë në unifromën e Clippers.

Interesante