Greqi: Ndalohet anija me lëndë shpërthyese dhe me një shqiptar në bord NULL NULL 11.01.2018 09:14 11.01.2018 09:14 Një anije që po transportonte lëndë shpërthyese është sekuestruar nga autoritetet greke në ishullin e Kretës. Mes ekuipazhit të anijes “Andromeda” me flamur të Tanzanisë dhe pronë e një kompanie greke, ishte edhe një shqiptar. Anija është nisur nga porti Mersin i Turqisë dhe pasi të kalonte Suezin, destinacion kishte Omanin, por në rrethana që ende nuk dihen, anija ka udhëtuar në brigjet siriane, por, me t’u afruar pranë ujërave territoriale greke, u ndalua nga autoritetet. Në bord ishin 29 kontenierë mallrash. Brenda tyre ndodheshin sasi të mëdha baruti, mijëra detonatorë, fuçi me nitrat amoni të pastër në formë xheli, si dhe qindra arka me kallëpe dinamiti. shkruan tch, transmeton Klan Kosova. Ka dyshime se “Andromeda” po e dërgonte ngarkesën e saj në Libi, vend në të cilin OKB-ja ka vendosur embargo për furnizimin me armatime. Anija dhe ngarkesa e saj u sekuestruan, ndërsa marinarët u arrestuan dhe do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve 2 minuta më parë
Ekonomi Kurti: Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji 8 minuta më parë