14:45, 11 Janar 2018

Gratë të cilat janë duke përjetuar menopauzën mund të eliminojnë simptomat e depresionit përmes terapisë me hormone.

Një studim i ri ka treguar që marrja e hormoneve estrogjen dhe progesteron, mund të ndalojë depresionit që vjen nga ndryshimet normale biologjike tek gratë.

Gratë të moshave 45-60 vjeçare përjetojnë skuqje të lëkurës, nxehtësi momentale dhe lodhje gjatë menopauzës si dhe rreziku për shfaqjen e depresionit dyfishohet ngaqë hormone reproduktive gradualisht ndalojnë punën e tyre.

Ky studim tregon që terapia hormonale, në qoftë se aplikohet me kohë mund  të parandalojë tërësisht depresionin tek gratë e kësaj moshe.

Interesante