Gratë, më të prira t’iu shpëtojnë urisë dhe epidemive NULL NULL 12.01.2018 21:00 12.01.2018 21:00 Hulumtuesit nga Universiteti i Danimarkës Jugore ekzaminuan shkallët e mbijetesës në të dyja gjinitë nën kushtet ekstreme në shtatë popullata, dhe gjetën që gratë janë më të prira se burrat, që të mbijetojnë në pothuajse të gjitha rrethanat. Ata analizuan të dhëna e vdekjeve në vlerë prej 250 vjetësh, dhe analizuan shoqëritë e prekura nga uria dhe sëmundjet epidemike në botë. Përderisa pritshmëritë e jetëgjatësisë së personave të analizuar ishin 20 vjet, shkencëtarët gjetën që gratë kishin jetuar më gjatë se burrat në një mesatare prej mbi katër vjetësh. Për shembull, gjatë urisë së vitit 1933 në Ukrainë, vajzat e lindura gjatë kësaj kohe jetuan deri në moshën 10 vjeçare, për dallim nga djemtë që jetuan vetëm shtatë vjet. Hulumtuesit ranë në konkludim se dallimi ishte po ashu i dukshëm edhe në shkallët e vdekjes së fëmijëve, ku foshnjet vajza kishin shkallë më të lartë mbijetese se sa foshnjet djem, në kushte të rënda. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Studim: Injeksionet kontraceptive rrisin në pesëfish rrezikun e tumoreve të trurit 3 orë më parë