16:30, 20 Dhjetor 2017

Gjatë 85 vjetëve, katër gra në familje kanë veshur fustanin e njejtë në ditën e tyre të dasmës.

Gjithçka filloi me Maria Teresa Moreno, e cila e kishte qepur fustanin e nusërisë vetë para dasmës në vitin 1932.

Qysh atëherë, fustani i bardhë i mëndafshtë ka kaluar në disa gjenerata në familje, fillimisht i veshur nga stërmbesa e Marias, Marta Prietoo O’Hara që e veshi atë në vitin 1983.

Më pas atë e veshi motra e Martas, në vitin 1997 dhe në fund, stër-stërmbesa e Marias, Pilar O’Hara Kassouf, e veshi në shtator të vitit 2017.

Marta ka thënë në një intervistë për HuffPost që fakti se ajo dhe vajza e saj, Pilar veshën fustanin e njëjtë me një histori të tillë familjare është eksperiencë që nuk përshkruhet.

“Ishte një lidhje e jashtëzakonshme me gjyshen time. Ajo jetonte afër meje dhe isha me të tërë kohën. Ajo jetoi deri në moshën 98 vjeçare, kështu që edhe fëmijët e mi u rritën pranë stërgjyshes së tyre”, ka thënë ajo.

“Gjyshja ime ishte shumë e entuziazmuar që të dijë se njëra nga stërmbesat e saj dëshironin ta veshnin fustanin e saj. Ajo do të emocionohej shumë, dhe kjo më mbush zemrën me lumturi”.

Gjithçka nisi në vitin 1932, kur Maria u dashurua me një fustan që e pa në vitrinën e një dyqani dhe filloi ta qepë atë vetë, transmeton Klan Kosova.

Çifti pati katër fëmijë. Vajza e saj, Anita u martua me Pablo Prietto në vitin 1957, por veshi një fustan tjetër, që nëna e saj ia qepi.

Por ajo e ruajti fustanin e nusërisë së nënës së saj.

Marta, njëra nga shtatë fëmijët e Anitas,  po planifikonte të veshte fustanin e dasmës së nënës së saj, por i njëjti ishte dëmtuar, andaj ajo veshi fustanin e dasmës së gjyshes së saj.

Në vitin 1997, Elena, motra e Martas, u martua me të njëjtin fustan.

Pas dasmës së Elenas, fustani qëndroi në kuti për 20 vjet, derisa vajza e Martas, Pilar u fejua në muajin prill të vitit 2017.

Ajo ka treguar se kishte shkuar në shtëpinë e gjyshes për ta provuar.

“Sapo e pashë veten në pasqyrë, e dija. Nuk kishte shansa që të shkoja në shitore të fustaneve të nusërisë për të parë fustane që nuk kishin asnjë kuptim për mua, derisa fustani i nusërisë së familjes sime ka shumë kuptim për mua”.

Fustani vazhdon të qëndrojë akoma në kuti!