police
14:57, 21 Prill 2017

Një person i armatosur ka hyrë për plaçkitje në një banë në qytetin jugor të Gjermanisë, Waldshut, njofton Klan Kosova.

Dy punonjës të bankës gjenden ende brenda ndërtesës si pengje, thuhet në komunikatën e policisë.

Ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policisë së qytetit dhe grabitësit, ndërsa policia beson se ai mund të jetë i plagosur.

Forcat e rendit tani kanë bllokuar hyrjet e bankës dhe kanë formuar një zonë vëzhgimi jashtë bankës.

Autoritetet kanë kërkuar nga njerëzit që të mos afrohen në pjesën ku po ndodh ngjarja, derisa operacioni po vazhdon.

klankosova.tv

 

Interesante