Grabitja e parave në teatrin “Skampa”, policia jep një tjetër version NULL NULL 19.11.2017 15:10 19.11.2017 15:10 Paratë që u vodhën në teatrin “Skampa” në Elbasan nuk ishin të institucionit, por të financieres. Policia e Elbasanit njoftojnë se rreth orës 11:00 të së dielës, salla operative u njoftua për një vjedhje në teatrin “Skampa” në Lagjen “Luigj Gurakuqi”. Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e Financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së Financieres së këtij institucioni, dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, pasi ajo i kishte lënë paratë për ruajtje në zyrën e saj. Persona të paidentifikuar dyshohet të kenë hyrë nga dera e pasme e Teatrit Skampa, por nuk kanë vjedhur asnjë send në pronësi të Insititucionit, por thjesht kanë hapur dyert e zyrave. Grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin e rrethanave të faktit të lënies së kësaj shume në ambientet e zyrës së financieres, shkruan lapsi.al. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova World Aquatics “ia ngre veshin” Agron Zeqirit për diskriminimin e Hana Beiqit (VIDEO) 17 minuta më parë