Grabitet shtëpia e mërgimtarit në Istog NULL NULL 12.01.2019 08:07 12.01.2019 08:07 Një person është ankuar në Polici se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrësi i shtëpisë së tij është njoftuar se persona të dyshuar dhe të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpi. “Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole”, thuhet në raportin 24 orësh policor, njofton Klan Kosova. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë