Grabitësit, 5 mijë euro për informatorët (VIDEO) NULL NULL 11.12.2018 20:31 11.12.2018 20:31 Policia nuk po mund t’i kap. Andaj këta të fundit kanë vendosur shpërblim prej 5000 euro për cilindo që jep informacion që qon në arrestimin e Kastriot Shales, Ridvan Ademit e Leutrim Latifi. Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “Grabitje”. Të tre, policia i konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur prangosjes. Për kërkimin e tyre policia e Kosovës kishte raportuar se nuk kishte mundur t’i kap as me 16 shtatorit të këtij viti, kur njësitë e forcave të rendit kishin zhvilluar një operacion të gjerë policor për kapjen e një rrjeti të grabitësve, me ç’rast kishin arrestuar 6 persona mbi këto dyshime. Derisa si prova ishin sekuestrua edhe 1 revole, 13 vetura të llojeve të ndryshme, dy motoçikleta e gjësende të tjera. Kjo kërkesë sipas policisë është bërë në konsultimit dhe koordinimit me Prokurorin e rastit dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, më mënyrë që kapja e tyre të ndodh sa më të shpejt. Çdokush që ka informacion, ato u kërkohet t’ia kalojë policisë përmes linjave emergjente 192 ose në postën elektronike, info@kosovopolice.com. Kronikë nga Vullnet Krasniqi *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 13 minuta më parë