Goretzka te Bayerni në verë NULL NULL 19.01.2018 15:30 19.01.2018 15:30 Kampionët në fuqi të Gjermanisë kanë arritur të sigurojnë shërbimet e mesfushorit të Schalke 04, Leon Goretzka. Në ndjekje të 22-vjecarit ishin dhe Barcelona, Reali i Madridid dhe Juventusi, por në fund ishin bavarezët ata të cilët e fituan garën. Njoftimi që bavarezët kanë firmosur me Goretzkan u bë i ditur nga Chritian Heidel i cili është dhe drejtori sportiv i “Bluve Mbretërorë”. Heidel konfirmoi se së bashku me Karl Heinz Rummeniggen kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Goretzka ka arritur të kalojë me sukses testet mjekësore. Mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e Schalke-s deri në fund të sezonit, ndërkohë që prej 1 korrikut ai do të bashkohet me Bayernin e Mynihut. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e lojtarit pa shpenzuar asnjë qindarkë, pasi 22-vjecarit i ka skaduar kontrata me blutë mbretërorë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.