Gjiganti gjerman është duke bërë gjithcka mundet për ta bindur mesfushorin e talentuar të mos largohet nga Veltins-Arena

12:02, 13 Janar 2018

Schalke ka bërë një ofertë të fundit prej 12 milionë eurosh në vit për ta bindur yllin e ri, Leon Goretzka, të mos largohet.

Kontrata e tij skadon në fund të edicionit dhe lojtari ka qenë i lidhur me një varg skuadrash, si Arsenal, Barcelona, Bayern Munich, Juventus, Liverpool dhe Manchester United.

Megjithatë, tek Schalke po shpresojnë se kontrata e re, bashkë me bonuse do ta bindin Goretzka që të mos largohet nga skuadra.