10:54, 20 Qershor 2017

Google thotë se do t’i avancojë përpjekjet e veta që ta luftojë ekstremizmin online duke vënë më shumë burime në identifikimin e videove që shpërndajnë urrejtje në  Youtube.

Lajmërimi vjen pas një serie sulmesh terroriste, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.

“Përderisa ne dhe të tjerët kemi punuar për vite që t’i idenfitikojmë dhe heqim përmbajtjet që shkelin politikat tona, dhe të vërtetat jo komforte, ne si industri, duhet ta pranojmë që duhet bërë më shumë. Tani”, tha Google një një postim në blog.

Google tha që duhet luftuar ekstremizmin në platformat e veta në katër mënyra.

Së pari, do të investojë në inteligjencë artificiale që mund ta identifikojë në mënyrë më efektive përmbajtjen ekstreme.

Kompania po ashtu do ta dyfishojë numrin e ekspertëve të pavarur që i përdor për t’i raportuar videot e papërshtatshme.

Interesante