Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Google, një kompjuter në syrin tënd

NULL NULL
05.05.2016 14:01

Google, së fundmi ka krijuar një patentë për të vendosur një kompjuter në syrin tënd. Në patentën që është dorëzuar në 2014 dhe që u publikua javën e kaluar, Google e quajti këtë pajisje “një lente elektronike që mund të përdoret për të kontrolluar fuqinë optike të pajisjes”, që do të ushqehet nga një “antenë e thithjes së energjisë”. Kjo pajisje injektohet në kapsulat e lenteve për sytë që nuk është se tingëllon shumë bukur në fakt.

Google përmend një tufë sinjalesh që mund të dërgohen nga pajisja si GPS, LTE dhe NFC të cilët mund të qëndrojnë shumë mirë brenda trupit të njeriut. The Verge shkruan se nuk e di se si do të veprohet në këtë fushë, por kjo pajisje mund të ndihmojë personat që kanë probleme me shikimin. “Kush e di, ndoshta Google vjen me diçka që e bën Google Glass të duket një alternative modeste”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.