13:43, 27 Shtator 2018

Google feston ditëlindjen dhe mbush plot 20 vjeç. Në këto dy dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, është bërë motori më popullor i kërkimit, ka lançuar sistemin operativ “Android”, më i përhapuri në botë, e tani po këmbëngul tek inteligjenca artificiale.

Ishte viti 1995, kur Larry Page dhe Sergey Brin, të dy të sapodalë nga doktoratura në Universitetin e Stanfordit në Kaliforni, nisën një projekt kërkimi të orientuar te kompresimi i modeleve matematike dhe strukturës së linkut në rrjet.

“Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe shoqëria “Google Inc.” u lind më 4 shtator 1998. Por, për llogaritë e veta, Google feston përvjetorin e saj më 27 shtator, shkruan Top Channel.

Por, si ka ndryshuar Google në 20 vite?

Sot ai është motori i kërkimit më popullor në botë, aq sa i ka dhënë jetë edhe një fjale të re “To Google” ose në shqip “gugëlloj”, ndryshe kërkoj në rrjet.

Por, fusha e veprimit të saj është zgjeruar në shumë sektorë, që nga menaxhimi i njoftimeve publicitare te botimi; nga hartat te videot me Youtube; nga programet për të naviguar “online” me “Chrome”, te sistemi operativ “Android”, që ka kapërcyer shifrën e 2 milionë dispozitivëve të ativizuar në botë.