Google e teston sistemin operativ Android O NULL NULL 22.03.2017 22:59 22.03.2017 22:59 Softueri i ri i Google-s, i quajtur Android O, pritet që të sjellë shumë risi pozitive për përdoruesit e elektronikës. Nuk dihet se kur Android O do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë, por Google historikisht ka dhënë më shumë detaje në konferencat e tyre vjetore në muajin maj, shkruan The Telegraph, transmeton Klan Kosova. Ky sistem operativ thuhet se është shumë i lehtë për të kryer shumë punë menjëherë (multi tasking), ka bateri të përmirësuar sa i përket kohëzgjatjes së saj, si dhe do të pranoni njoftime të limituara, të cilat mund t’i kontrolloni dhe sistemoni vetë. Ky sistem operativ besohet të ketë edhe shumë karakteristika të tjera pozitive sa i përket Wireless-it, navigacionit të tastierës, si dhe mesazheve e thirrjeve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.