22:42, 10 Dhjetor 2018

Google do të mbyllë shërbimin e saj  Google+ shumë më herët se sa që kishte planifikuar.

Kjo pasi kanë gjetur edhe nje dëmtim të dytë ne softuerin e saj, gjë që bëri publike të dhënat private të miliona përdoruesve.

Nga kompania është bërë e ditur se një “bug” në softuerin e saj mundësoi që zhvilluesit e aplikacioneve të kenë qasje në infomacionet në profilet e përdoruesve që nuk ishin publike.

Sipas Google rreth 52.5 milionë përdorues janë prekur.

Edhe më parë kjo kompani kishte zbuluar një “bug”, me ç’rast edhe pati paralajmëruar ndërprerjen e shërbimit Google+.

Google mbyll shërbimin “Google+”