Golden State mposht San Antonio, sërish NULL NULL 17.04.2018 12:00 17.04.2018 12:00 Skuadra Oakland ka fituar edhe përballjen e dytë me kundërshtarin nga San Antonio, ndërsa e treta përballje do të luhet të premten, në AT&T Center në Texas Golden State Warriors ka fituar në Oracle Arena pasi mundi sërish San Antonio Spurs për të marrë kryesimin 2-0 në fazën e Play Off. Sfida nuk nisi mirë për kampionët në fuqi të NBA pasi në fundin e dy periodave të para e panë veten në disavantazh, 47-53. Pas pushimit të ndeshjes gjërat ndryshuan dhe Golden State filloi të tregojë se kush është shefi, duke e kthyer ndeshjen në favorin e tij për ta mbyllur me rezultatin 115-101. Për Golden State pesë basketbollistë të tij e mbyllën sfidën me statistika dyshifrore por ai që shkëlqeu më shumë ishte Kevin Durant me 32 pikë. Ndeshja e tretë mes Golden State dhe San Antonios do të luhet ditën e premte në AT&T Center në Texas. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.