9:35, 9 Maj 2017

Golden State Warriors kanë mposhtur Utah Jazz mbrëmë duke e fituar serinë pastër 4 me 0 meqë rast kanë avancuar në finalen e konferencës perëndimore në NBA.

Ata deklasuan Utah me rezultat 95-121, njofton Klan Kosova.

Stephen Curry shkëlqeu për mysafirët me 30 pikë dhe Thompson e përcolli me 25 sosh. Ndërsa për vendësit ishte Hayward me 25 pikë por që nuk ndihmuan dot që ta shpëtojnë Utah nga eliminimi.

Nënkampionët në finalen e perëndimit do ta presin fituesin e serisë San Antonio Spurs – Houston Rockets.

Interesante