Gjysmësezoni i Ligës së Kampionëve (VIDEO) NULL NULL 01.01.2016 12:10 01.01.2016 12:10 Edicioni i 61-të i garës më elitare të futbollit për klube ka parë të përfundojnë ndeshjet e fazës së grupeve, me shumicën e klubeve të mëdha të kualifikuara, ndërsa pret muajin shkurt për përballjet e fazës së eliminimit direkt. Edicioni 2015-16 i Ligës së Kampionëve, ndeshjet e fazës së grupeve të së cilit kanë mbaruar tashmë dhe dihen çiftet për ndeshjet e eliminimit direkt është i 61-ti me radhë. Finalja e tij do të luhet në San Siro, ndërsa deri tani janë luajtur 96 ndeshje, janë shënuar plot 280 gola(2,92 për ndeshje) – me Cristiano Ronaldon si golashënuesi më i mirë,11 gola – dhe është përcjellë nga 3,556,049 tifozë, apo mesatarisht 37,042 për ndeshje. Ndeshjet kualifikuese përfunduan në gusht dhe më datën 27 të këtij muaji, në Monaco, u tërhoq shorti për fazën e grupeve. Grupi A: Real Madrid, Paris Saint Germain, Shakhtar Donetsk, Malmo FF Grupi B: Wolfsburg, PSV Eindhoven, Manchester United, CSKA Moscow Grupi C: Atletico Madrid, Benfica, Galatasaray, Astana Grupi D: Manchester City, Juventus, Sevilla, Borussia Monchengladbach Grupi E: Barcelona, Roma, Bayer Leverkusen, BATE Borisov Grupi F: Bayern Munich, Arsenal, Olympiakos, Dinamo Zagreb Grupi G: Chelsea, Dynamo Kyiv, Porto, Maccabi Tel Aviv Grupi H: Zenit Saint Petersburg, Gent, Valencia Lyon Ndeshje të forta pati në pothuaj të gjitha grupet. Në Grupin A, Real Madridi dhe Parisi luajtën dy ndeshje të forta. E para, në kryeqytetin francez u mbyll me rezultat të bardhë, ndërsa të dytën, në Madrid, e fituan Mbretërit. Paris 0 – 0 Real Madrid https://www.youtube.com/watch?v=sQfax0Q5sE4 Real Madrid 1 – 0 Paris Saint Germain, (Nacho) https://www.youtube.com/watch?v=sbFqTZR4D6U Në Grupin B, Manchester Unitedi nuk u kualifikua dot për në fazën e eliminimit direkt, pasi në ndeshjen e fundit u mposht nga Wolfsburg 2-3. Wolfsburg 3 – 2 Manchester United, (Vierinha, Naldo, Naldo / Martial, Guilavogui(og)) https://www.youtube.com/watch?v=o0y7Jp5G3BI Në grupin C, Altetico Madridi nuk pati punë shumë të vështirë dhe bashkë me Benfican eci tutje. Përballjet më interesante të këtij grupi ishin ato mes këtyre dy skuadrave. Atletico Madrid 1 -2 Benfica, (Correa / Gaitan, Guetes) https://www.youtube.com/watch?v=9xlJiEtgAZA Benfica 1 – 2 Atletico Madrid, (Mitroglu / Niguez, Vietto) https://www.youtube.com/watch?v=2OxK5KpfFDg Grupi D ishte shumë më i nxehtë. Manchester City, Juventus dhe Sevilla luftuan për vendet që çojnë në fazën tjetër, me dy të parat që ia arritën qëllimit. Italianët mposhtën në të dy përballjet gjigantin anglez, por në ndeshjet tjera nuk u treguan në nivel dhe kështu u renditën në pozitën e dytë. Manchester City 1 – 2 Juventus, (Chiellini(og) / Mandzukiq, Morata) https://www.youtube.com/watch?v=tWDaKWiYK5A Juventus 1 – 0 Manchester City, (Mandzukiq) https://www.youtube.com/watch?v=JkklkFtATps Edhe grupi E ishte interesant. Megjithëse Barcelona dhe Roma ecën tutje, edhe Bayer Leverkusen ishte konkurrent i denjë. Përballja më interesante: Roma – Bayer Leverkusen. Bayer Leverkusen 4 – 4 Roma, (Hernandez, Hernandez, Kampl, Mehmedi / De Rosi, De Rosi, Pijaniq, Falque) Roma 3 – 2 Bayer Leverkusen (Salah, Dzeko, Pijaniq / Hernandez, Mehmedi) https://www.youtube.com/watch?v=VNR0Lkkgi4I Bayern Munich dhe Arsenali – me shumë mundime, kaluan tutje në Grupin F, duke lënë kështu poshtë tyre Olympiacosin dhe Dinamo Zagrebin. Arsenal 2 – 0 Bayern Munich, (Giroud, Ozil) https://www.youtube.com/watch?v=QPTEERK9VsI Bayern Munich 5 – 1 Arsenal, (Lewandowski, Muller, Muller, Alaba, Robben / Giroud) https://www.youtube.com/watch?v=8I2LQ4Pk4SQ Në Grupin G, Chelsea dhe Dynamo Kyiv u treguan skuadra më të forta se Porto dhe Maccabi Tel Aviv. Dynamo Kyiv 0 – 0 Chelsea https://www.youtube.com/watch?v=OSmXUSNt18E Chelsea 2 – 1 Dynamo Kyiv, (Dragoviq(og), Willian / Dragoviq) https://www.youtube.com/watch?v=VA1aNdchlgA Ndërsa, në grupin e fundit – Grupin H, Zeniti Saint Petersburgu dhe Genti lanë prapa Valencian dhe Lyonin. Zenit Saint Petersburg 2 – 1 Gent, (Dzyuba, Shatov / Matton) https://www.youtube.com/watch?v=4WNA7OVaN6Q Gent 2 – 1 Zenit Saint Petersburg, (Depoitre, Miliçeviq / Dzuyba) https://www.youtube.com/watch?v=dS7ZV5gWyYQ Fazën e grupeve e kaluan: Real Madrid, Paris Saint-Germain, Wolfsburg, PSV Eindhoven, Atletico Madrid, Benfica, Manchester City, Juventus, Barcelona, Roma, Bayern Munich, Arsenal, Chelsea, Dynamo Kyiv, Zenit Saint Petersburg, Gent. Shorti për çiftet e 1/16 së finales u tërhoq më 14 dhjetor 2015. Çiftet: Gent – Wolfsburg Roma – Real Madrid Paris Saint Germain – Chelsea Arsenal – Barcelona Juventus – Bayern Munich PSV Eindhoven – Atletico Madrid Benfica – Zenit Saint Petersburg Dynamo Kyiv – Manchester City Ndeshjet e para do të luhen më 16, 17, 23 dhe 24 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 8, 9, 15 dhe 16 mars 2016. Kjo përmbledhje u realizua nga Klan Kosova. Ndalohet kopjimi apo rishpërndarja pa lejen e redaksisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.