Gjyshja zgjohet duke gjetur një tufë lopësh në kopshtin e saj NULL NULL 13.09.2017 18:15 13.09.2017 18:15 Një gjyshe u zgjua duke zbuluar një tufë prej 40 lopësh, në një fshat në Bollington, Cheshire. Kafshët hyrën në kopsht dhe hëngrën të gjitha lulet, transmeton Klan Kosova. Janis Wilson, u ngrit nga gjumi dhe ishte duke shijuar një filxhan çaj në dhomën e saj në orën nëntë të mëngjesit, dhe dëgjoi zhurmën jashtë shtëpisë së saj. Bashkëshorti i saj, Steve Loxam, 61-vjeçar, nxitoi për të ndaluar tufën që shkeli në kopshtin e tyre dhe ndihmoi banorët e tjerët, derisa të mbërrinte policia. Janis, tha: “Ato po kullotnin përreth. Po hanin të gjitha bimët, dhe kanë bërë rrëmujë në të gjitha rrugët”. “E gjithë kjo zgjati gjysmë ore derisa erdhi policia dhe i largoi. Nuk e kam idenë se nga kanë ardhur për të qenë e sinqertë”, përfundoi ajo për Mirror. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.