Gjyshi i Ritvan Zykajt: Ma sillni nipin, do ta djeg vet të gjallë NULL NULL 12.08.2018 22:19 12.08.2018 22:19 Gjyshi i Ritvan Zykajt, autorit të vrasjes së tetëfishtë në Selenicë të Vlorës, i tronditur me aktin e nipit të tij që vrau tetë anëtarë të familjes Zykaj, ka thënë se edhe vet do t’i hakmerrej atij. “Ma sillni, edhe pse e kam nip, do ta djeg vetë të gjallë”, ka thënë Kujtim Zykaj. Kujtimi njëkohësisht është edhe vëllai i Demirit që është njëri nga viktimat. Ai ka shkuar edhe për ngushëllime në familjen e vëllait të tij të ndjerë, shkruan Lapsi.al, përcjell Klan Kosova. Disa banorë i kanë cilësuar familjen e të vrarëve si familje e qetë dhe që nuk donin probleme. Ata poashtu kanë thënë se nuk e kanë ditur që vrasësi ka qenë djalë problematik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paralajmërimi për grevë, Shala i SBAShK-ut thotë se ju mungon dialogu me Ministrinë e Arsimit (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Eksperti i sigurisë: Sulmi terrorist në Banjskë u neglizhua nda institucionet ndërkombëtare (VIDEO) 10 minuta më parë
Kosova Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich - theksohet thellimi i raporteve 15 minuta më parë