Gjyqtari në pushim, shtyhet seanca ndaj Sami Lushtakut NULL NULL 16.07.2018 10:36 16.07.2018 10:36 Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot ka qenë e paraparë që të vazhdojë gjykimi ndaj Sami Lushtakut dhe gjashtë personave të tjerë të akuzuar lidhur me tenderin gjashtëmilionësh për sigurimin e objekteve të KEK-ut. Por seanca gjyqësore është shtyrë për shkak se njëri nga anëtarët e trupit gjykues – gjyqtari Shasivar Hoti është në pushim vjetor. Për shkak se gjyqtari Hoti do të jetë në pushim vjetor deri me datën 6 gusht atëherë edhe seancat të cilat kanë qenë të caktuara për datat 18 dhe 19 korrik janë shtyrë. Seancat e radhës janë caktuar për datat 24 gusht, 12 dhe 14 shtator. Të akuzuar për këtë tender janë drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj, ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit Hysni Hoxha, ish- kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Esat Tahiri, Milazim Lushtaku, Driton Pruthi e Azem Duraku. Në këtë rast gjyqësor, Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale “mashtrim”, ish- drejtori i Prokurimit Driton Pruthi, drejtori i KEK-ut Arben Gjukaj dhe ish-kreu i OSHP-së Hysni Hoxha akuzohen për “keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar”. Ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku akuzohet për “shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare” ndërsa Azem Duraku akuzohet për “nxitje në keqpërdorim”. Çështja e këtij tenderi të KEK-ut kishte shkuar më herët deri në Gjykatën Kushtetuese e cila refuzoi kërkesën e të akuzuarve për t’i vënë masë të përkohshme procesit. /Kallxo.com *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Zëvendësministri Ahmeti takohet me Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë, flasin për thellimin e bashkëpunimit 6 minuta më parë
Kosova Bulliqi e liron nga detyra drejtorin e DKRS-së, thotë se Balaj do të vazhdojë me angazhime të tjera 12 minuta më parë