Gjykata lë në burg Stresin NULL NULL 19.10.2018 14:12 19.10.2018 14:12 Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës. Stresi u prangos në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine. Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Sipas burimeve të Top Channel, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa gjykata ka caktuar për të edhe masën e sigurisë arrest me burg, transmeton Klan Kosova. Në vitin 2015, Stresi u arratis edhe nga komisariati nr. 3, ndërsa në muajin prill të këtij viti u arrestua sërish së bashku me dy miq të tij në një lokal duke konsumuar kokainë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.