19:19, 13 Shtator 2018

Një burrë gjerman u shpall fajtor pasi që kishte kryer përshëndetjen e paligjshme të Hitlerit gjatë një marshimi të zhvilluar në Chemnitz të Gjermanisë.

Protestat e dhunshme nga radikalët e ekstremit të djathtë kanë rindezur një debat rreth mënyrës se si të trajtohen grupet e vogla që mbajnë simpatitë naziste shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Demonstruesit po protestonin kundër një therje fatale me thikë që supozohet se është kryer nga emigrantët dhe që nxiti një reagim të dhunshëm të ekstremit të djathtë.

Një gjykatë gjermane e ka dënuar 33 vjeçarin me tetë muaj dënim me kusht dhe me një gjobë prej 2.000 eurosh.

33 vjeçari gjithashtu u shpall fajtor pasi që ka tentuar ta dëmtoj fizikisht një polic i cili ishte afruar për të penguar atë kur ai kishte ngritur krahun e tij për ta bërë përshëndetjen e Hitlerit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, përshëndetja e Hitlerit dënohet në kushtetutën e Gjermanisë.