Gjuriq: Vendimi i Prishtinës për të ashtuquajturën ushtri mund të ketë pasoja të paimagjinueshme NULL NULL 18.10.2018 17:46 18.10.2018 17:46 Votimi i Kuvendit të Kosovës për tre projektligje me anë të të cilave do të bëhet transformimi i FSK-së në ushtri, ka ngjallur reagim në Serbi. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ky vendim mund të ketë pasoja të paimagjinueshme, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova. “Ky vendim për të ashtuquajturën Forcë e Sigurisë së Kosovës dhe krijimin e ushtrisë së shtetit të rremë të Kosovës mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për sigurinë në rajon”, ka thënë Gjuriq. Gjuriq ka thënë se Beogradi pret një reagim të ashpër të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të parandalohet një eskalim i situatës dhe të ketë militarizim në rajon. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024