16:38, 11 Mars 2018

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk ka dashur të komentojë lajmin që u dha sot nëpër mediat serbe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një pako katër pikëshe për t’ia propozuar Serbisë si zgjidhje përfundimtare me Kosovën.

Gjuriq ka shtuar se Serbia ka pakon dhe planin e vet për Kosovën.

“Nuk do të flisja shumë për politikë sot, vetëm mund të them që shkoni pyesni në Departamentin e Shtetit amerikan për këtë, nëse veç di ndokush diçka rreth kësaj pune, kaq mund të them për këtë. Por çfarë mund të them është se ne e kemi pakon tonë për Kosovën – kjo është plani jonë”, ka deklaruar Gjuriq.

Çështja e Kosovës: SHBA-ja ka një propozim prej katër pikash për Serbinë, sipas mediave serbe

klankosova.tv