Gjuriq në Paris, hap ekspozitën “Kosova dhe Metohia – 10 hapa” NULL NULL 06.09.2016 22:24 06.09.2016 22:24 Marko Gjuriq, Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka hapur të martën në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, ekspozitën “Kosova dhe Metohia – 10 hapa”. Gjuriq ka thënë se kjo ekspozitë më së miri e tregon natyrën dhe vlerën e trashëgimisë serbe në Kosovë. Zyrtari serb u ka bërë thirrje të gjithë ambasadorëve në UNESCO që të vazhdojnë të veprojnë në përputhje me parimet universale, duke e mbrojtur trashëgiminë serbe nga sulmet. Ai ka shtuar se trashëgimia kulturore serbe në Kosovë, gjatë dekadave të fundit ka qenë cak i sulmeve të shumta, duke përmendur edhe marsin e vitit 2004. “Kisha Ortodokse, shteti dhe miqtë në komunitetin ndërkombëtar duhet të vazhdojnë me mbrojtjen e monumenteve tona. UNESCO është e vetmja garanci që kjo trashëgimi, universale, të mbrohet dhe të ruhet për brezat e së ardhmes”, ka deklaruar Gjuriq, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024