Gjuriq – me leje – në Kosovë NULL NULL 20.04.2018 08:32 20.04.2018 08:32 Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, do të vijë sot në Kosovë, njofton Klan Kosova. Bashkë me Gjuriq, do të vije edhe Nikola Selakoviq, sekretari i Presidencës së Serbisë. Gjuriq e Selakoviq pritet të jenë në Kosovë rreth orës 14:00, në Mitrovicën e Veriut, për të vizituar disa vende ku po investon qeveria serbe. Gjuriqit e Selakoviqit, këtë herë, u është dhënë leja për futjen në territorin e Kosovës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dhuna në familje, tre raste në Prishtinë e dy në Fushë Kosovë brenda 24 orëve 53 minuta më parë