Gjuriq anulon vizitën e tij në Gjilan NULL NULL 01.05.2016 12:39 01.05.2016 12:39 Drejtori i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq, ka anuluar vizitën në Budrigë të Poshtme të Gjilanit, për të kremtuar pashkët ortodokse. Bashkëpunëtorët e tij i thanë Klan Kosovës se Gjuriq është dashur të kthehet urgjentisht në Beograd, duke mos dhënë arsyen e këtij udhëtimi të shpejtë. Ndërkaq, në mesnatë ai ishte në manastirin e Graçanicës, prej nga ka porositur se në Kosovë, Pashkët kanë rëndësi të veçantë për të gjithë serbët, njofton Klan Kosova. Sipas tij të gjithë serbët për festën e Pashkëve lutën për fuqi dhe lavdi të shtetit serb në mënyrë që në këto kohë të vështira të qëndrojnë në Kosovë. Ai citoi Patrikun Irinej, sipas të cilit idea e Kosovës jeton brenda secilit serb, dhe kjo është ajo që i bashkon të gjithë. Me Gjuriqin ishte edhe minsitri në Qeverinë kosovare, Dalibor Jevtiq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024