8:28, 13 Tetor 2017

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, Marko Gjuriq është takuar dje me  Sekretarin e Shtetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Andrej Logar, të cilin e  informoi për rrjedhën e dialogut me Prishtinën dhe theksoi se Beogradi nuk ka partner zbatues nga ana tjetër për muaj të tërë.

Sipas tij, Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën dhe është i angazhuar vazhdimisht për zgjidhjen e të gjitha mosmarrëveshjeve, si dhe problemet e popullit serb në Kosovë, në mënyrë paqësore dhe demokratike, transmeton Klan Kosova.

Interesante