13:52, 12 Maj 2017

Numri dy i botës, Novak Djokoviq ka kaluar në gjysmëfinale të Madrid Open, pasi çerekfinalisti Kei Nishikori është tërhequr pas një lëndimi në nyje.

Japonezi – numri tetë i botës, mungoi një muaj më parë në Barcelona Open, për shkak të lëndimit dhe përballet me një betejë për të qenë i gatshëm për French Open që nis më 28 maj, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Mbrojtësi i titullit, Gjokoviq do të ndeshet me fituesin e duelit, Rafael Nadal dhe David Goffin.

Për serbin është gjysmëfinalja e parë prej kur e fitoi Qatar Open në janar.

Interesante