20:43, 21 Prill 2017

Rikthimi nga lëndimi i tenistit Novak Gjokoviq ishte shumë i shkurtër në Monte Carlo Masters.

Aty kundër tij ndeshjen më të rëndësishme në karrierë e fitoi belgu, David Goffin.

Numri dy i botës, zhvilloi ndeshjen e dytë pas lëndimit që kishte në bërryl, ku humbi 6:2, 3:6 dhe 7:5 në çerekfinale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Goffin që tash do të takohet me Rafael Nadal ose Diego Schwartzman nuk kishte fituar kurrë më parë ndaj një garuesi nga top treshja.

Interesante