Gjobat në trafikun rrugor pësojnë rritje NULL NULL 20.09.2016 23:53 20.09.2016 23:53 Sonte në Kosova Direkt, për të disutuar rreth ndryshimeve në legjislacionin për komunikacionin rrugor, i ftuar është Majori i Policisë së Kosovës, Jeton Rexhepi. Sot, ka filluar implementimi i ndryshimeve në ligjet për komunikacion rrugor, që deri më tani nuk ka paraqitur ndonjë pengesë, dhe sipas Rexhepit do të vazhdoj monitorimi i implementimit të tij. “Deri më tani nuk kemi pasë ndonjë pengesë dhe gjatë kësaj dite janë shqiptuar 500 gjoba për kundervajtje në trafikun rrugor” “Gjoba më e lartë është 6,000 euro dhe është e paraparë kryesisht për kompanitë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrugëve, sinjalistikën etj …” ka deklarur Rexhepi. Ndërsa sa i përket ngasësit të makinës gjoba më e lartë duket të jetë deri në 600 euro, 3 pikë negative dhe heqje e të drejtes për të ngasur automjetin deri në një vit. Kjo në qoftë se tejkalohet shpejtësia. Ndër të tjera rritje kanë pësuar edhe gjobat për vendosjen e rripit të sigurisë dhe përdorimit të telefonit gjatë vozitjes. E diçka e re, e përfshirë në këtë legjislacion është Raporti Evropian i Aksidenteve. “Raporti Evropian i Aksidenteve është obligative dhe të gjithë ngasësit duhet ta kenë me vete. Ky raport mund të merret tek kompanitë e sigurimeve” ka thënë Rexhepi. Për fund, Major Rexhepi, është shprehur optimist që ndryshimet në ligj do të ndikojnë në parandalimin e aksidenteve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 33 minuta më parë
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 4 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 4 orë më parë