Gjirokastër, arrestohet 31 vjeçari për shkaktim të aksidentit NULL NULL 27.07.2016 11:37 27.07.2016 11:37 Në Gjirokastër është arrestuar 30-vjeçari Elvis Lazo me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Ai është përfshirë në një aksident për faj të tij. Lazo drejtonte mjetin tip Audi me targë AA 774 NC, kur është përplasur me një tjetër mjet tip Ford me targë AA 805 DF. Nga përplasja mbeti i plagosur shtetasi me inicialet DH.B, raporton Top Channel, përcjellë Klan Kosova. Policia doli në përfundimin se fajtor për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor ishte shtetasi Elvis Lazo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.