15:40, 30 Dhjetor 2018

Kina është e njohur për mbipopullimin e saj, dhe për ligjin që të lind vetëm një fëmijë nga një çift.

Ligj ky i cili u miratua në vitin 1979, që nga ajo kohë shumë gra abortuan vajzat e tyre, duke u munduar të lindin fëmijë të gjinisë mashkullore në mënyrë që të kishin një ekonomi më të mirë në të ardhmen.

Tashmë sipas statistikave 60 milionë gra janë më pak në shtetin e Kinës, si pasojë e kësaj burrat e kanë tejet të vështirë të gjejnë grua për veten e tyre, transmeton Klan Kosova.

Ligji për të lindur një fëmijë ra poshtë në vitin 2015, mirëpo pasojat janë duke ndodhur akoma.

Vështirësinë e burrave për të gjetur grua, gjinia femërore në anën tjetër është duke e parë si avantazh për t’u martuar me burra të pasur.

Ndërsa burrat që janë të varfër e që jetojnë në zona rurale numri më i madh i tyre kanë mbetur beqar, dhe familjet e tyre tashme po i shohin si barrë dhe jo si një siguri për pleqërinë e tyre.

Në të ardhmen e afërt pritet numër i madh i emigrimeve të gjinisë mashkullore që janë të varfër, kështu në mënyrë që të krijojnë një jetesë bashkëshortore diku larg shtetit Kinez.