Gjinekologjisë i dhurohet një pajisje e veçantë për gratë NULL NULL 27.06.2017 15:08 27.06.2017 15:08 Në Klinikën e Gjinekologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sot u bë dorëzimi i pajisjes intrauterine Levonorgestrel, donacion ky i bërë i mundshëm prej organizatës ndërkombëtare ICA Foundation, përmes partnerit afatgjatë Americares. Ky donacion u dhurua në kuadër të bashkëpunimit në mes të Fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, organizatës ndërkombëtare Americares, si dhe QKUK-së. Levonorgestrel është pajisje që shërben për planifikim familjar, e cila është e përshtatshme për të gjitha gratë, duke përfshirë edhe gratë që janë në gjidhënie. “Donacionet e tilla të vazhdueshme janë një vërtetim se bashkëpunimi I suksesshëm në mes të organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve shtetërore është I mundshëm dhe sjell edhe përkrahjen e vazhdueshme të partnerëve serioz ndërkombëtar,” ka theksuar AlbionaBeselica- Beha, koordinatore e projektit në fondacionin “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë”, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 31 minuta më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 46 minuta më parë