Gjinden shenja të njerëzve që jetuan 2.12 milionë vjet më parë NULL NULL 12.07.2018 11:55 12.07.2018 11:55 Shkencëtarët thonë se kanë gjetur dëshminë më të hershme njerëzore jashtë Afrikës. Mjete të gurit, të zbuluara në Kinë, sugjerojnë se njerëzit primitivë ishin në rajon 2.12 milionë vjet më parë. Ato janë rreth 270,000 vjet më të vjetra se dëshmitë e mëparshme. Hulumtimi, nga një ekip kinez dhe britanik, u publikua në revistën Nature. Mjetet e gurit u zbuluan në Shangcen, një rrafshnaltë në Kinën veriore. Mjetet duket se janë ndërtuar për qëllime të ndryshme dhe të gjitha tregojnë shenja se janë përdorur. Afrika tradicionalisht është parë si motori i evolucionit njerëzor. Gjetjet e reja pritet t’i nxisin shkencëtarët për më shumë kërkime në Azi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 29/03/2024