Gjilani së shpejti bëhet me park e shëtitore NULL NULL 28.07.2017 13:16 28.07.2017 13:16 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka vendosur sot pllakat e para të granitit për rregullimin e shëtitores mbi lumin “Mirusha”, duke krijuar kështu hapësirë për qarkullim të lirë të qytetarëve dhe kjo zonë do të jetë një ndryshim i madh i pamjes së Gjilanit. “Ky është fillimi i fundit të projektit të lumit “Mirusha” në Komunën e Gjilanit. Praktikisht që nga vendi i njohur këtu si “Ura e Maskatarit”, e tutje nga sot do të mbulohet shtrati i lumit. Shëtitorja e re e Gjilanit do të jetë në pamje krejtë të re. Kjo pjesë do të ambientohet për qarkullim të njerëzve, për pushim, për lodra për fëmijë dhe është korridor që u shërben gjithë qytetarëve për lëvizje të lirë”, ka thënë numri një i këtij qyteti. Ai ka bërë të ditur se revidimi i projektit ka marrë mbi dy vjet kohë, sepse sipas tij projekti ka pas parametra që kana qenë atraktiv, jashtzakonisht të mirë, por të parealizueshëm për kushtet dhe për ambientin tonë. “Është reviduar projekti, me kërkesën eksplicite të banorëve, që nënkupton mbulimin e pjesës më të madhe të lumit, sepse projekti mëparshëm kishte parametra të “Dubai is to it”, dhe I parealizueshëm për kushtet dhe mundësitë tona. Normalisht edhe ne iu kemi bindur këtij revidimi të projektit, sepse krijon një hapësirë dhe korridor të ri të qarkullimit të njerëzve dhe Gjilani përfundimisht bëhet me shëtitore. Që nga mulliri i “Akllapit” e deri te furra “Aroma” në lagjen “Dardania” do të trajtohet gjithë kjo pjesë e lumit”, ka deklaruar Haziri. “Besojmë shumë që operatori ekonomik, brenda 120 ditëve do ta përfundoj këtë fazë në një gjatësi prej rreth 300 metrash. Ne besojmë shumë që investimi prej 365 mijë euro do ta ndryshoj krejtësisht pamjen e qytetit të Gjilanit. Poashtu jemi në pritje që shumë shpejtë të fillojmë me ndërtimin e rrugës me katër korsi nga udhëkryqi i Prishtinës në drejtim të Pendës së Livoçit me 3.2 kilometra, që do të jetë projekti i ardhshëm”, ka thënë kryetari Haziri, në fjalën e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 1 orë më parë