Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Gjilani Riciklon” në fazën e dytë

NULL NULL
18.01.2017 10:29

GreenArtCenter-Prishtina(GAC), në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Gjilanit, përkatësisht Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Drejtorinë e Arsimit si dhe Organizatën Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ, kanë rinisur zbatimin e fazës së dytë të projektit “Gjilani Riciklon”.

Qëllimi i këtij projekti është rritja e vetëdijes së qytetarëve dhe edukimi i brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe kontributin e tyre për të mbështetur shërbimin që do të ofrohet prej Komunës së Gjilanit për ndarjen e mbeturinave me qëllim stimulimin e riciklimit të tyre.

Faza e parë e këtij projekti në Gjilan, është përmbyllur me sukses pasiqë në shkollat fillore dhe ato të mesme tashmë janë vendosur shportat për klasifikimin e mbeturinave, duke përfshirë edhe konviktin e studentëve si dhe tetë zyre të institucioneve komunale. GAC ka për qëllim, që gjatë fazës së dytë të projektit, ky rrjet të shtrihet dhe shporta të tilla të arrijnë të vendosen në më shumë vende duke u përpjekur kështu që qytetarët të vetëdijësohen akoma më shumë për rëndësinë e ndarjes së mbeturinave, transmeton Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.