Gjilani mban koncert për fëmijë në nderim të mërgimtarëve NULL NULL 21.07.2016 13:53 21.07.2016 13:53 Në kuadër të Muajit të Mërgimtarëve, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, është mbajtur sot një koncert për fëmijë, ku shumë fëmijë që jetojnë në Gjilan dhe në mërgatë u argëtuan me disa pika muzikore të interpretuar nga artistët e rinj. Në emër të kryetarit Haziri dhe të Kuvendit Komunal, koncertin e ka përshëndetur kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha se ndjehet e privilegjuar që sot po u drejtohet fëmijeve gjilanas. “Po ndihem shumë e privilegjuar që po e bëjë hapjen e këtij koncerti. Gjilani çdo ditë shënon aktivitete të mrekullueshme, duke u bërë qytet i kulturës, qytet i bashkatdhetarëve, qytet i sportit e zhvillimit ekonomik. I gjithë ky sukses i takon kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, për angazhimin dhe përkushtin e tij të palodhshëm. Ju uroj për këtë koncert dhe kalofshi çaste të këndshme”, ka thënë Bunjaku Rexhepi, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 15 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 29 minuta më parë