16:17, 10 Gusht 2018

Masa prej një muaji paraburgim i është shqiptuar tre të dyshuarve për sulmin fizik të së mërkurës ndaj një personi me thikë në lagjen “Çamëria” në Kamenicë.

Sulmuesit janë shqiptarë me vendbanim në Gjermani. Sipas njoftimit të gjyqësorit, njëri prej tyre gjatë rrahjes e ka goditur me thikë viktimën në pjesën e qafës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy të tjerët me dashje kanë marrë pjesë aktive në rrahje.