15:43, 12 Nëntor 2017

Janë çunat e RedBox Entertainmet ata që ndezën mbrëmë një klub goxha të frekuentuar në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, njofton Klan Kosova.

Po flasim për Gjikon dhe Skerdin, artistët të cilët ishin të ftuar mbrëmë në Tiranë për ta mbajtur së bashku një koncert.

Profili zyrtar i klubit ku kënduan këngëtarët, publikoi disa video në rrjetin social Instagram për ta dëshmuar atmosferën e ndezur që u krijua mbrëmë nga hitet e tyre.

“Pablo”, “Faje” e “Papuqe Gucci” ishin vetëm disa nga këngët të cilat Gjiko e Skerdi i kënduan për njerëzit që ishin aty vetëm për ta.

Së fundi, Gjiko po shijon sukses të madh me projektin e tij “Papuqe Gucci” duke grumbulluar kështu mbi 5 milionë klikime në youtube ende pa u bërë një muaj.

Teksa në anën tjetër, Skerdi është duke punuar fuqishëm në studion e RedBox Entertainmet për të sjellë shumë shpejt projekte të reja për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e tij.

Më poshtë ju sjellim videot nga atmosfera e mbrëmshme:

CUNAT SPEKTAKEL!!!

A post shared by MAGIC 4 OFFICIAL FAN CLUB (@magic4official) on

Papuqe gucci

A post shared by MAGIC 4 OFFICIAL FAN CLUB (@magic4official) on

Gjiko…gabime 🔥🔥🔥

A post shared by MAGIC 4 OFFICIAL FAN CLUB (@magic4official) on

Interesante