10:45, 11 Janar 2018

Kompania e ilaçeve Pfizer ka bërë të ditur që do të largohet nga studimet për ilaçe të cilat ndihmojnë me sëmundjen Alzheimer.

Gjiganti farmaceutik, me bazë në SHBA, do të ndërpres programit e zbulimeve neuro-shkencore, me ç’rast do te humben rreth 300 vende pune.

Shoqëria e Alzheimer ka thënë që ky lajm është dëshpërues dhe ka prekur rëndë ata persona që jetojnë me çrregullime mentale.

Ndalimi i këtij programi nënkupton që Pfizer nuk do të merret as me studimet për Parkinson, megjithatë ka thënë që në të ardhmen do të krijojë një fondacion për këto lloj sëmundjesh.