14:16, 11 Janar 2017

280 mijë azilëkërkues arritën në Gjermani vetëm në vitin 2016.

Kjo tregon një rënie të shifrave prej më shumë se 600 mijë të vitit të kaluar, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Ministri i brendshëm i Gjermanisë thotë se rënia e numrit të azilëkërkuesve ndodhi për shkak të mbylljes së rrugës ballkanike në vitin 2016 dhe marrëveshjes për emigrantët në mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Fluks rekord prej 890 mijë njerëzish arritën si emigrantë dhe refugjatë përmes Greqisë dhe Ballkanit.

Ata u drejtuan për në Gjermani pasi kancelaria Angela Merkel urdhëroi një politikë të përkohshme që të mbeten dyert e hapura për refugjatët.

Interesante